Diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të nisë rreth orës 14:00

Grupi punues i Këshillit Evropian është duke mbajtur takimin, ku në rend dite do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në Këshill do të nisë diskutimi për të parë se a ka mbështetje nga shtetet anëtare dhe se a mund të lëvizet përpara.

Telegrafi ka mësuar se diskutimi për liberalizimin e vizave në këtë takim do të nis rreth orës 14:00-14:30, dhe se i njëjti do të jetë i mbyllur.

Komisioni Evropian ditë më parë u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku rithekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave ka folur të mërkurën edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në konferencën për media pasi pranoi Raportin e progresit, Kurti është shprehur optimist për çështjen e liberalizimit të vizave dhe ka thënë se qeveria e tij e ka përmirësuar imazhin e Kosovës.

“Ky është raporti i parë që përfshin periudhën e plotë 1-vjeçare te qeverisjes sonë. Vendi ynë ka shënuar progres në shume fusha gjatë vitit që shkoi pavarësisht krizave. Raporti e përgëzoi Kosovën për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike”, tha Kurti. /Telegrafi/

Read Previous

91 vjet nga lindja e Dritëro Agollit, ikonës së artit, letërsisë dhe politikës shqiptare

Read Next

Biden: Bota i tregoi Rusisë se nuk mund të fshijë një shtet sovran nga harta