Dhunuan dhe qëlluan për vdekje dy afro-amerikanë, burg për 6 oficerët në SHBA

Katër ish- oficerë policie të Misisipit u dënuan me 10 deri në 40 vjet burg për torturën e tmerrshme ndaj dy afro-amerikanëve në janar 2023. Gjithsej gjashtë ish-oficerë policie pranuan fajin e tyre në gusht. Ata i torturuan viktimat për gati dy orë, duke përdorur një taser, dhe në fund një armë.

Njëri prej tyre shkoi aq larg sa i futi armën e shërbimit në gojë tjetrit dhe e qëlloi duke i thyer nofullën. Oficeri në fjalë, Hunter Elëard, 31 vjeç, u dënua me 20 vjet burg. Kolegu i tij Geoffrey Middleton, 46 vjeç, u dënua me 17.5 vjet burg.

Dy të tjerë, Christian Dedmon, 2 vjeç dhe Daniel Opdike, 28 vjeç, u dënuan të mërkurën e kaluar me 40 dhe 17 vjet burg. Brett McAlpin, 53 vjeç dhe Joshua Hartfield, 32 vjeç, u dënuan me 27 dhe 10 vjet burg, respektivisht.

Në janar 2023, gjashtë oficerët, anëtarë të një bande të njohur për brutalitetin e saj, bastisën “pa një urdhër ose një shkak të mundshëm” një shtëpi në qytetin e vogël të Braxton, Misisipi, ku ishte raportuar aktivitet i dyshimtë, sipas dosjeve.

Kur gjetën dy persona me ngjyrë brenda, i arrestuan dhe i dhunuan. Sipas aktakuzës, ata i kanë dhënë viktimave 17 goditje elektrike me taserët që mbanin me vete.

Ata i poshtëruan burrat duke i detyruar të gëlltitnin alkool, vaj gatimi, qumësht dhe lëngje të tjera, duke i shkaktuar vazhdimisht mbytje. Sprova, e cila zgjati gati dy orë, arriti kulmin kur Hunter Ellëard vuri armën e tij të shërbimit në gojën e njërit prej të dyve.

Për ta trembur, fillimisht ka tërhequr këmbëzën. Por kur ai tërhoqi përsëri këmbëzën, arma u shpërtheu. Plumbi ka thyer nofullën e viktimës dhe ka dalë nga qafa e tij, sipas një raporti mjeko-ligjor të përfshirë në aktakuzë.

Më pas, policia i la viktimat e tyre të shtrira në pellgje gjaku për një orë pa thirrur një ambulancë, duke debatuar jashtë se si do të mbulonin veprimet e tyre. Sipas aktakuzës, ekipi shkatërroi CCTV-në e instaluar në shtëpi, gëzhojën e plumbave dhe tentoi të digjte veshjet e viktimave për të manipuluar provat.

Më pas, oficerët paraqitën raporte të rreme dhe në mënyrë të përsëritur gënjyen kolegët e tyre dhe prokurorët në lidhje me rastin.

Si përgjigje, ndaj rasteve të tilla, Kongresi  miratoi një projekt-ligj vitin e kaluar që do t’u lejonte oficerëve të policisë të akuzuar për vepra me motive racore dhe shkelje të tjera t’u hiqen licencat, edhe nëse nuk përballen me akuza penale. /abcnews.al

Read Previous

Shqipëri, iu gjetën dy mina me telekomandë, arrestohet 24-vjeçari

Read Next

Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit të Shqipërisë në Kosovë