Detajet e marrëveshjes Mbappe-Real Madrid, mësohet edhe se kur do të mund të bëhet zyrtarizimi

Detajet e marrëveshjes Mbappe-Real Madrid, mësohet edhe se kur do të mund të bëhet zyrtarizimi

Tani mund të ketë pak dyshime për destinacionin e ardhshëm të Kylian Mbappes.

Pasi e informoi klubin për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit, është raportuar se është arritur një marrëveshje që kapiteni i Francës t’i bashkohet Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Madje, sipas raportimeve të fundit nga “BBC”, Mbappe do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me “Los Blancos”, me vlerë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Ylli francez do të  fitojë gjithashtu një bonus nënshkrimi prej 150 milionë eurosh, i cili do t’i paguhet gjatë pesë viteve.

Marrëveshja mes palëve thuhet se nuk është ende e nënshkruar.

Një zyrtarizim mund të bëhet vetëm pasi të mësohet se Real Madridi dhe PSG-ja nuk mund të takohen mes vete në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Momentalisht të dy skuadrat janë ende në garë, konkretisht në fazën e 1/8 së finales.

Raportohet gjithashtu se 25-vjeçari mund të marrë fanellën me numrin 10 te Real Madridi, nëse Luka Modric do të largohet përfundimisht në verë. /Gazeta Express/

Read Previous

Ermal Krasniqi, pjesë e formacionit të javës në Superligën e Rumanisë

Read Next

OBSH raporton rritje të rasteve të fruthit me 79% gjatë vitit të kaluar