Deschamps për Olise: Ai është i jashtëzakonshëm, shpresoj që të lërë gjurmë edhe në Botëror

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e sfidoi sulmuesin Michael Olise të linte gjurmën e tij në Kupën e Botës, pasi shënoi një tregolësh në fitoren 3-1 kundër Irlandës së Veriut të hënën.

Anësori i Bayern Munich dhe sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappe, formojnë një sulm të frikshëm për Francën, ku janë edhe Desire Doue e Ousmane Dembele. Olise shkëlqeu, duke shënuar 3 gola.

Do të na duhet një Michel Olise në atë nivel. Michael bie në sy për shkak të sezonit që ka pasur te Bayern dhe me ne. Ai ka arritur disa gjëra vërtet të mëdha, është plot vetëbesim. Ai gjithashtu ka aftësinë të bëjë përpjekje, gjë që është e jashtëzakonshme“, tha Deschamps.

Pas miqësore, Franca është nisur për në bazën e saj të stërvitjes pranë Bostonit të mërkurën. “Gjelat” do të përballen me Irakun në Filadelfia dhe Norvegjinë në Foxborough jashtë Bostonit në Grupin I. /Telesport.al/

Read Previous

Shfaqet për herë të parë Samsung Galaxy S27

Read Next

Mediumi francez: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë