Deri në tri orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë duhet pritur deri në tri orë e gjysmë, kurse rreth 20 minuta për të dalë.

Kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare është 120 metra, kurse në dalje 20-30 metra.

Ndërsa, në Merdar bashkatdhetarët po presin 10 deri në 20 minuta për të hyrë në vendin tonë.EO/

Read Previous

Kryesindikalisti i Policisë: Kushte të vështira e paga jo të dinjitetshme, 40 policë u larguan vullnetarisht

Read Next

Brenda 2 javësh nis procesi i adoptimit të qenve endacakë, deri në 3 mijë euro gjoba për keqpërdoruesit