Deputeti portugez: Do ta mbështesim Kosovën për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Portugalisë, Sergio Sousa Pinto, ka premtuar se shteti i tij do ta përkrah Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me deputetët kosovarë duke thënë se mbështetje do të ketë Kosova edhe për anëtarësim në BE.

“Jemi këtu për të treguar mbështetjen tonë. Ne do ta mbështesim Kosovën, ngase kemi një lidhej emocionale me juve, numër i madh i forcave të Portugalisë janë prezentë në Kosovë dhe këtë mbështetje këtë miqësi”.

“Do të iu mbështesim për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Kosovës është në union dhe do ta keni gjithë mbështetjen tonë diplomatike”.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Portugalisë, Sergio Sousa Pinto dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kosovë, Haki Abazi.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, bëri të ditur se përveç liberalizimit të vizave, përkrahje kanë kërkuar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kjo është në vazhdën e një raporti shkëlqyeshëm që është ndërtuar me vite ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë dhe punës së palodhshme që ka bërë ambasada jonë atje. Ne jemi jashtëzakonisht te lumtur me vizitën që delegacioni për politikë të jashtme dhe kryetari i komisionit kanë realizuar në Kosovë”.

“Sot biseduam për marrëdhëniet bilaterale për prioritet e Kosovës në politikën e jashtme që janë liberalizimi i vizave anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimi në NATO. Kërkuam që Portugalia të na përkrahë në këtë rrugëtim. Duke qenë se Portugalia ka marrëdhënie me shumë shtete të botës kërkuam përkrahje njohjen e pavarësisë së Kosovën nga këto shtete”, deklaroi Abazi para mediave.

Ndryshe, një delegacion i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë, kanë vizituar Kosovën të enjten e 17 tetorit. /Albanianpost.com

Read Previous

Moti gjatë shtatë ditëve

Read Next

43 vjet më parë Nënë Tereza u nderua me çmimin Nobel për Paqe