Deputeti gjerman: Kosova e ka merituar shumë kohë më parë liberalizimin e vizave

Dieses Bild entstand während des Landtagsprojekts 2012 im Bayerischen Landtag

Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar lidhur me lajmet se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq theksoi se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë.

Hacker në një postim në Twitter shkruan se me të drejtë Presidenca çeke e BE-së po i përkushtohet kësaj teme.

“…Komisioni nuk duhet të çojë në diskutime të pafundme. Kosova ka merituar liberalizimin e vizave shumë kohë më parë”, tha ai.

Ndryshe, Presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq lidhur me këtë çështje gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky.

Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës, ka shkruar Euractiv.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. 

/Telegrafi/

Read Previous

Konjufca takon ambasadorin e Luksemburgut, i kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Read Next

​Si i ruan truri kujtimet?