Deputeti gjerman: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

Deputeti gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur Schmid përmes një postimi në X.

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, shkruan ai.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Schmid që vjen nga radhët e SPD-së, Nils Schmid, duke përmendur tensionet Kosovë-Serbi dhe ato në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë se ka shumë destabilitet në zonën e Ballkanit Perëndimor.

“Në Bosnjë-Hercegovinë shohim tensione, ka tensione mes Serbisë dhe Kosovës, ato janë shtuar kohët e fundit. Që nga dita e parë pas marrjes së detyrës, kancelari Scholz u përfshi personalisht në procesin e stabilizimit dhe perspektivave evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Formula 1 me ndryshime befasues në formatin e garave

Read Next

Rritet çmimi i naftës