Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Për momentin këtë spektakël duhet ta shohë vetëm në ëndërr. Armando Broja jo vetëm që nuk mund të jetë ende pjesë e kombëtares së Shqipërisë, por edhe nuk mundet që të bëjë gjënë kryesore që i pëlqen, të luajë futboll.
Një mjek specialist, Doktor Raxhpal Brar, në një intervistë për media të lidhura me Evertonin, sqaron se dëmtimi i yllit kuqezi është serioz dhe se riaftësimi i tij paraqitet delikat.
Sipas specialistit të fizioterapisë në sport, ecuria e Brojës duhet të shihet hap pas hapi, në bazë të reagimit të trupit të tij. I tillë dëmtimi në tendinin e Akilit, dhe Brar parashikon që sulmuesit do t’i duhen disa javë derisa të kthehet në stërvitje të plotë me skuadrën.
Sa është numri i këtyre javëve? Këtë nuk mund ta thotë askush, por ndoshta që Broja të luajë një ndeshje futbolli do të duhet të presim janarin. Tek Evertoni e presin me padurim kthimin e tij, sepse trajneri Shon Dajs kërkon alternativa në sulm.
Shqiptari mund të pakësojë ngarkesën e yjeve të tjerë ofensivë dhe të shënojë gola, ndonëse shpresohet të jetë ai që ishte tek Sauthemptoni, sepse tek Çelsi dhe Fulhami nuk i përmbushi pritshmëritë. Ndërkaq, ka qenë e qartë që më parë se Broja nuk do të mund të ishte në dispozicion të kombëtares për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve./abcnews.al