Del në shitje shtëpia e “Star Wars”

Ka një vlerë prej 4.3 milionë Dollarë dhe një sipërfaqe prej 7 mijë metër katror

Shtëpia e ëndrrave për fansat e Star Ëars tashmë ka dalë në shitje në Teksas, me një çmim të kripur. E njohur si “Shtëpia Darth Vader me një sipërfaqe prej 7000 metrash katrorë ajo gjendet pranë Houston’s West University Place dhe kushton 4,3 milionë Dollarë.

Emri i saj vjen nga ngjashmëria e jashtme me përkrenaren e një prej personazheve kyçe të Star Wars. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1992 dhe ka katër dhoma gjumi, pesë tualete dhe një garazh për katër makina.

Star Wars përshkruan aventurat e personazheve me karaktere të ndryshme në një kohë më parë në një galaktikë shumë larg dhe me fokus kryesor rritjen, rënien dhe trashëgiminë e Anakin SkyWalker. Seria e parë e filmit Star Wars pati premierën e tij më 25 Maj 1977 nga 20th Century Fox, më pas ai u bë një fenomen i kulturës pop në mbarë botën.

Ai u pasua me realizime të suksesshme ku filmi i parë i trilogjisë së re i titulluar The Force AWakens dha premierën botërore më 18 Dhjetor 2015.  Star Wars konsiderohet një mit i filmave fanta –shkencë./KlanNews

Read Previous

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Shqipëri

Read Next

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj San Marinos