Del në ankand topi, të cilin e goditi Maradona me “Dora e Zotit”

Tifozët që duan gjësende historike në futboll, janë të emocionuar për shitjen e një topi të shfryrë – atë të futur në rrjetë nga “Dora e Zotit” prej Diego Maradonës.

Fanella e legjendës nga fitorja famëkeqe 2-1 e Argjentinës në çerekfinalen e Kampionatit Botëror ndaj Anglisë në vitin 1986 është shitur tashmë për 10 milionë euro majin e kaluar.

Tani topi do të dalë në shitje në SHBA më 8 shkurt, pasi dështoi të shitet në Londër dy muaj, pavarësisht ofertës prej 2.5 milionë eurosh.

I zotëruar më parë nga gjyqtari i ndeshjes Ali Bin Nasser, çmimi i tij fillestar është 600,000 dollarë.

Diego Maradona, i cili vdiq në moshën 60-vjeçare pak më shumë se dy vjet më parë, arriti në mënyrë famëkeqe të shënoi golin e parë të ndeshje në Meksikë.

Ai kërceu dhe përkuli krahun për të futur topin në rrjetë, kur portieri i Tre Luanëve – Peter Shilton dukej i sigurt se do ta prekte topin i pari. /Telegrafi/

Ndjekësit nostalgjikë të futbollit mund ta blejnë këtë top të vitit 1986 për një shumë shtatëshifrore

Read Previous

Ajsbergu gjigand 15 herë më i madh se Parisi shkëputet nga Antarktida

Read Next

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë