De Rossi i lumtur me fitoren ndaj Milanit: Më pëlqeu gjithçka në ekipin tim

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Milanit.

‘Romakët’ mbrëmë mundën Milanin (0-1), në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës, duke bërë hapin e madh në garën për të kaluar në rundin tjetër të kësaj ligë, e dytë për nga rëndësia në Evropë.

“Më pëlqeu gjithçka në ekip. Guximi për të mbajtur topin, forca për t’u mbrojtur. Kundër një ekipi të fortë si Milani duhet të dish të bësh gjithçka, duke përfshirë edhe mbrojtjen me një qëndrim provincial”, ka thënë De Rossi.

Ai është i bindur se Roma do të vazhdojë me paraqitje të mirë edhe në sfidat e radhës.

Kujtojmë se ndeshja kthyese mes Romës dhe Milanit luhet pas një javë në kryeqytetin italian. /RTK/

Read Previous

Biden paralajmëron Kinën: Do të mbrojmë Filipinet në rast sulmi

Read Next

​ShBA parashikon sulm të Iranit kundër Izraelit