“Covid i zgjatur”, OBSH bën thirrje për masa të menjëhershme

Covid-i i zgjatur po shkatërron jetesën e dhjetëra miliona njerëzve, duke rrezikuar sistemet dhe ekonomitë shëndetësore, sipas The Guardian.

Kështu ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa u kërkoi vendeve të marrin veprime të menjëhershme dhe të qëndrueshme.

Sipas tij, përpjekjet për të trajtuar krizën duhet të jenë shumë serioze.

“Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë Covid-19, por është gjithashtu shumë e qartë se shumë prej të infektuarve nga virusi, i cili u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, ende po përjetojnë vuajtje që zgjasin”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

“Në fillim të pandemisë, ishte e rëndësishme që sistemet e mbingarkuara shëndetësore të fokusonin të gjitha përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën e pacientëve Covid-19,” tha ai.

“Sidoqoftë, është thelbësore që qeveritë të investojnë në sistemin e tyre shëndetësor”, theksoi ai.

Covid ka vrarë pothuajse 6.5 milionë njerëz dhe ka infektuar më shumë se 600 milionë. OBSH-ja vlerëson se 10% deri në 20% e të mbijetuarve kanë mbetur me simptoma afatmesme dhe afatgjata Sipas tij, gratë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga simptomat e Covid-it të zgjatur.

/abcnews.al

Read Previous

FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike në Kosovë

Read Next

​Bordi i KEK-ut kërkon sërish rritje të çmimit të rrymës, kritikohet nga Komisioni Hetimor