Courtois rinovon kontratën me Real Madridin, portieri belg mbetet në “Bernabeu” deri më 2028

Thibaut Courtois ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Real Madridin, duke e zgjatur qëndrimin te gjiganti spanjoll deri në qershor të vitit 2028.

Portieri belg ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit madrilen, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet së shpejti.

Pas Arda Gülerit dhe Aurelien Tchouamenit, Courtois bëhet futbollisti i radhës që siguron vazhdimësinë e kontratës me “Los Blancos”.

Me këtë marrëveshje, Real Madridi vazhdon strategjinë për të ruajtur futbollistët kryesorë dhe për të garantuar stabilitetin e skuadrës edhe në sezonet e ardhshme.

Gardiani belg mbetet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të madrilenëve, falë paraqitjeve të tij në portë që prej transferimit në “Santiago Bernabeu”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Kosova renditet ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë