Coca-Cola prezantoi një pije të bërë nga teknologjia e inteligjencës artificiale

Pija e parë e prodhuar nga teknologjia e inteligjencës artificiale është Coca-Cola Y3000 Zero Sugar.

Bëhet fjalë për një edicion të kufizuar të pijes që është shfaqur në raftet e disa marketeve dhe sipas përshkrimit të kompanisë tregon “si shije ka e ardhmja”. Pija u krijua përmes një kombinimi të “inteligjencës njerëzore dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale”.

Kompania u kërkoi fansave anembanë botës të ndajnë mendimet e tyre se çfarë shije duhet të ketë pija e së ardhmes dhe kjo është pikërisht ajo që e ndihmoi Coca-Cola-n të krijojë sheqerin Y3000 Zero.

Përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale i lejoi kompanisë të zhvillonte profile të shijes, por edhe të dizajnonte paketimin e produkteve, logot dhe shkronjat.

Çdo kanaçe e pijes Y3000 përmban edhe një kod QR, i cili pas skanimit “zbulon” për klientët se si do të duket viti 3000. Klientët mund të hyjnë në Qendrën e Krijimeve të Coca-Cola, ku ata kanë aftësinë të filtrojnë fotot përmes kamerës AI Y3000.

“Shpresojmë që Coca-Cola të jetë po aq e rëndësishme dhe freskuese në vitin 3000 sa është sot, kështu që po eksplorojmë konceptin e shijes së mundshme të së ardhmes dhe çfarë përvojash mund të zhbllokojë një pije nga e ardhmja. Ne kemi kombinuar qëllimisht inteligjenca njerëzore dhe teknologjia AI për të treguar atë që Coca-Cola beson se do të sjellë e ardhmja”, tha Oana Vlad, Drejtoreshë e Strategjisë Globale të Kompanisë Coca-Cola.

Edicioni i kufizuar Coca-Cola është në dispozicion në SHBA, Kinë, Evropë, Kanada dhe Afrikë, por për një kohë të kufizuar. /Telegrafi/

Read Previous

Haradinaj: Kërkojmë reflektim urgjent nga Kurti, duhet të dorëhiqet

Read Next

Studimi italian zbulon pse disa njerëz janë më të dobët përballë Covid-19