Çmimi i naftës në Kosovë ka shkuar në 1.72 euro për litër, ndërsa benzina po shitet me 1.51 euro për litër.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe këtë të shtunë një litër do të tregtohet me 0.60 euro.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, nafta në Kosovë e arriti më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës është rritur pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik. /RTKLive