Clark: Kosova është më afër me NATO-n

Ndonëse para disa ditësh ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, tha për deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill se është absolutisht e vërtetë i cili tha se “Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova”, ai gjatë një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se nga këndvështrimi i tij Kosova është më afër me NATO-n.

“Çfarëdo që thotë ambasadori Hill, unë duhet ta shoh nga perspektiva e tij. Por, kur e shoh nga jashtë mua më duket se përderisa personeli i KROR-it është në Kosovë dhe me miqësinë historike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kosovës. Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.

I pyetur për deklaratat kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjenerali Clark, tha se derisa të ketë prani të forcave të NATO-s në Kosovë ka siguri.

Sipas tij, ambasadori Hill është në Serbi për “ta mbajtur në drejtimin e duhur”.

Ndërsa sa i përket sulmit të 24 shtatorit në Banjë, ai u shpreh se vendet ndërkombëtare duhet të jenë më të drejtpërdrejta me Serbinë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më shumë vigjilente dhe të jenë më të drejtpërdrejtë me Serbinë se kjo nuk duhet të ndodhë më”.

Më 23 mars, kur kishte folur për bombardimet e NATO-s, ai kishte thënë  se është krenar për operacionin që ai e udhëhoqi, derisa ka shtuar se rrjedha e ngjarjeve që kulmoi me pavarësinë e Kosovës (17 shkurt, 2008), u diktua nga brutaliteti i forcave serbe.

Duke u rikthyer para 25 viteve, pra fillimi i bombardimeve, ish-gjenerali i NATO-s, pohoi se ishte një ndërhyrje e nevojshme e cila u krye në mënyrë rigoroze (posaçërisht) për qëllime humanitare dhe e përmbushi misionin e saj. /Albanianpost.com

Read Previous

BISEDË – Puna dhe krijimtaria në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”

Read Next

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Nuk do të ketë luftë në Kosovë