“Nuk po kërkojmë zhbërjen e Speciales”, Rrahmani shpjegon nismën e PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka shpjeguar nismën ligjore që ka ndërmarrë ky subjekt politik, që dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Rrahmani tha se një veprim i tillë nuk është kërkesë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, por për një mundësi që vendimi i shkallës së parë të përmirësohet në Apel e në rast se kjo nuk ndodhë, çështja të kthehet në institucionet në Republikën e Kosovës.

“Sot kemi deponuar në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky ligj nuk parasheh mbyllën e Gjykatës Speciale, por të mundësojë që nëse Apeli në DhSK merr vendim të padrejtë ose e kthen në rigjykim çështjen, rasti të kthehet te institucionet e Kosovës.

E para, nuk po kërkojmë që Gjykata Speciale të zhbëhet. Ajo është themelu mbi pretendimet e Dick Martyt, të cilat nuk kanë paraqitë asnjë fakt që UÇK ka të bëjë me ato pretendime. Ne duhet t’i ndërmarrim të gjitha hapat që institucionet e drejtësisë të marrin veprime të drejta.

Për hir të imazhit të Kosovës, nuk po ia mohojmë gjykimin nga Dhoma e Apelit, për shkak se në infrastrukrën ligjore, si deputetë kemi pasur mundësi që të marrim atë veprim, qëe gjykimi të vazhdojë në Kosovë e jo në Hagë.

Mirëpo, këtë padrejtësi e dëmtim të imazhit që ia ka bërë Kosovës dhe UÇK-së, në koordinim të plotë me gjithë akterët që kanë qenë të përfshirë në këtë proces, po ia japim një mundësi që Gjykata e Apelit ta pastrojë gabimin që e ka bërë.

Ligjin tash që e kemi iniciu, i mundëson që nëse Apeli e kthen në rigjykim, nuk rikthehet te Dhomat e Specializuara të Kosovës, por në Gjykatën e Apelit në Kosovë.

Nëse Apeli nuk e kundështon vendimin e shakllës së parë, atëherë ankimimi në Supreme, kalon në Gjykatën Supreme në Kosovë.” /Klankosova.tv/

Read Previous

Përparim Rama i bashkohet protestës së studentëve në Prishtinë

Read Next

Protestë në Skenderaj kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së