Cili është Projekt-udhëzimi Administrativ për fëmijët që u miratua sot nga Qeveria e Kosovës?

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projekt-udhëzimin Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e  Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë.

Kjo ishte pikë e rendit të ditës në kuadër të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte ajo e cila e lexoi këtë para kabinetit qeveritar, duke kërkuar mbështetjen për votim.

Ky projekt-udhëzim është në kuadër të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, në të specifikohen dhe i adresohen  të gjitha format e punës që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës. /Klankosova.tv

Read Previous

Shfaqen grafite nacionaliste në Zveçan

Read Next

Kamerat për vëzhgimin e votimit në Veri huazohen nga Shqipëria