Chelsea — Liverpool: Formacionet e mundshme, analizë, statistika dhe parashikim

Chelsea është nikoqir i Liverpoolit për duelin që ishte paraparë të luhej në javën e tetë të Ligës Premier.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.

Për këtë ndeshje, Blutë nuk mund të llogarisin në Armando Brojën (që tashmë e ka mbyllur sezonin shkaku i lëndimit), Thiago Silvan, Cesar Azpilicuetan, Edouard Mendyn dhe Pierre-Emerick Aubameyangun, që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbesin Wesley Fofana dhe Raheem Sterling.

Në anën tjetër, The Reds do të jenë pa Thiago Alcantaran, Calvin Ramsey, Stefan Bajcetic, Naby Keitan dhe Luiz Diaz, që po ashtu janë të lënduar.

Analizë

Chelsea

Bruno Saltor do të jetë në krye të ekipit të Chelseat për këtë ndeshje, pas shkarkimit të Graham Potter të dielën mbrëma, dhe trajneri i përkohshëm do të shpresojë të ketë Ëesley Fofanan dhe Raheem Sterling në dispozicion për përzgjedhje.

Megjithatë, Thiago Silva, Cesar Azpilicueta, Edouard Mendy dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë të lënduar.

Saltor duhet të bëjë disa ndryshime në 11-she nga ndeshja e fundit e Bluve, me Benoit Badiashile, Christian Pulisic dhe Fofanan, nëse janë të disponueshëm, të gjithë potencialisht duke filluar kundër Liverpoolit të martën.

N’Golo Kante bëri paraqitjen e tij të parë që nga gushti të shtunën në mbrëmje, dhe rikthimi i tij është një nxitje e madhe për Blutë. Edhe francezi mund të startojë.

Image

Liverpool

Jurgen Klopp ka humbur Naby Keitan për një tjetër lëndim dhe ai i bashkohet emrave si, Thiago, Calvin Ramsay dhe Stefan Bajcetic.

Luis Diaz është kthyer në stërvitje, por nuk pritet të kthehet deri në fund të këtij muaji.

Klopp ka të ngjarë të bëjë ndryshime në 11-shen e tij pas humbjes 4-1 të së shtunës kundër Manchester Cityt, me Darwin Nunez, Roberto Firmino, James Milner dhe Kostas Tsimikas midis atyre që mund të startojnë.

Statistika

Chelsea ka barazuar në 5 ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Chelsea ka barazuar si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të plotë në 5 ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Liverpool ka mbajtur portën e pastër në 3 ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Parashikim

Ndeshja pritet të ketë gola, por jo edhe fitues.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Kepa, Badiashile, Koulibaly, Fofana, James, Chilwell, Kovacic, Fernandez, Kane, Felix, Havertz.

Liverpool: Alisson, Tsimikas, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold, Milner, Fabinho, Henderson, Nunez, Salah, Firmino. /Telegrafi/

Read Previous

A mund ta kthejë Trump ndjekjen penale në favor të tij?

Read Next

Historia e telefonit celular dhe rrëfimi i njeriut që e shpiku 50 vjet më parë