Çfarë po ndodh në botë

Gaza/ Izraeli urdhëron evakuimin e palestinezëve në disa zona në veri të vendit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Izraeli ka lëshuar një urdhër për evakuimin e palestinezëve në ca zona në veri të Rripit të Gazit, të cilat ishin edhe shënjestrat e para në fillimin e luftës në 7 tetor 2023. Urdhri erdhi menjëherë pasi Hamasi lëshoi një seri raketash kundrejt Izraelit.

Urdhri u lëshua për dy zona thuajse të shkatërruara, Beit Hanoun dhe Beit Lahiya. Në to, u shfaqën tanket izraelite, duke paralajmëruar kështu nisjen e një ofensive të re tokësore. Grupi i Hamasit zgjodhi edhe liderin e ri, Yahya Sinëar, i cili është edhe arktitekti i sulmit të 7 tetorit, ku grupimi terrorist sulmoi Izraelin dhe mori peng 250 njerëz.

Tiranë/ Një i moshuar vret me bastun shokun e dhomës në azil

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Në një azil privat në Tiranë, një i moshuar 78-vjeçar ka vrarë me bastun shokun e dhomës, 82 vjeç. Efektivët e policisë arrestuan 78-vjeçarin në flagrancë, i cili akuzohet për veprën “vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të Kodit Penal.

78-vjeçari me inicialet Z.Sh. dyshohet se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (8 gusht 2024) ka goditur disa herë me bastun shokun e dhomës dhe si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë.

Probleme në softuerët/ Tesla tërheq mbi 1.6 milionë makina nga tregu

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tesla ka tërhequr mbi 1.6 milionë makina në Kinë, me qëllim që të rregullojë softuerin, për t’u siguruar që shoferi të paralajmërohet nëse bagazhi i automjeteti nuk është kyçur. Gjithashtu, për makinat që kanë bravë të dëmtuar të bagazhit, riparimi do të kryhet pa pagesë.

Disa nga automjetet e tërhequra janë të modelit S, X dhe Y dhe janë prodhuar në Kinë që prej 15 tetorit 2023 dhe 17 korrikut 2024. Tërheqja nga tregu erdhi pasi është prezente mundësia që kapaku i bagazhit të hapet gjatë lëvizjes, duke sjellë shqetësime shoferit. Nuk dihet nëse ka pasur raportime nga blerës së Tesla-s për një problematikë të tillë, apo është vënë re nga inxhinierët.

Rusi/ Ministria e Mbrojtjes ruse pretendon se ka rrëzuar 11 drone ukrainase

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ministria e Mbrojtjes ruse ka bërë një deklaratë, në të cilën shprehet se janë rrëzuar 11 dronë të lëshuar nga Ukraina në 4 rajone ruse. Sipas ministrisë, sistemet e mbrojtjes ajrore penguan dhe shkatërruan 3 dronë në rajone të ndryshme, duke shmangur dëme dhe viktima.

Edhe më 6 gusht, zyrtarët e zonës së Kursk-ut raportuan për sulme me dronë dhe granata nga ana e Ukrainës. Nga ana tjetër, Forcat Ajrore ukrainase thanë se kanë përballuar kërcënimet ruse me dronë, në disa territore të vendit, duke aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore.

Read Previous

Ikona e Joan Pagëzorit, vepër e vitit 1778, restauruar nga MKMA

Read Next

Greqi, shkon në 8 numri i të vdekurve nga virusi i “Nilit Perëndimor”