Çfarë mbetet e paqartë rreth marrëveshjes në Gaza?

Ajo që është rënë dakord është një plan për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, i cili mbulon vetëm një pjesë të planit të paqes me 20 pika të krijuar nga SHBA-ja.

Edhe pse është një hap i madh përpara, disa detaje kyçe janë lënë jashtë.

Në veçanti, nuk ka detaje për çarmatimin e Hamasit – një pikë kyçe në planin e Trumpit.

Hamas më herët ka refuzuar të dorëzojë armët, duke thënë se do ta bëjë këtë vetëm kur të krijohet një shtet palestinez.

E ardhmja e qeverisjes së Gazës është gjithashtu një pikë e ndjeshme.

Plani i Trumpit thotë se Hamasi nuk do të ketë rol të ardhshëm në Rripin e Gazës dhe propozon që ai të qeveriset përkohësisht nga një “komitet palestinez teknokratik e apolitik”, përpara se t’i dorëzohet Autoritetit Palestinez.

Netanyahu javën e kaluar duket se e kundërshtoi përfshirjen e Autoritetit Palestinez, edhe pse e pranoi planin e Trumpit.

Hamas tha sot: “Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga të drejtat kombëtare të popullit tonë derisa të arrihet liria, pavarësia dhe vetëvendosja.”

/BBC/

Read Previous

Kosovë – Slloveni, drejtësia ndahet nga gjyqtarët italianë

Read Next

Kosova mirëpret marrëveshjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit