“Kemi gjasa reale për Botëror”, ish-kapiteni Anel Rashkaj flet para duelit me Sllovakinë
Kritikat ndaj arbitrimit dhe analizat për garën për titull në Serie A vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa Antonio Cassano nuk heziton të japë mendimin e tij të drejtpërdrejtë.
Në një intervistë për Il Giorno, ish-fantazisti barez fillimisht u ndal te çështja e VAR-it, duke e cilësuar atë të panevojshëm:
“E them prej pesë vitesh: VAR-i duhet të hiqet. Nuk shërben për asgjë. Dua vetëm arbitrin në fushë. Nëse është i mirë, në rregull; nëse gabon, le të qëndrojë tri ndeshje jashtë. Përndryshe nuk zgjidhet asgjë.”
Ai solli si shembull edhe një situatë konkrete:
“Penalltia ndaj Frattesit është e qartë. Arbitri mund të gabojë, por çfarë bëjnë ata në VAR? Këtu lindin dyshime për qëllime të këqija. Ndoshta ka arbitra të dobët, por VAR-i nuk i ndihmon.”
Duke kaluar te gara për titull, Cassano vlerësoi forcën e Inter, por nuk kurseu ironinë:
“A e ka Interi titullin në dorë? Le të themi se mund ta humbasë, nëse rikthen Inzaghin… Në katër vite ai ka fituar vetëm një titull.”
Sipas tij, Interi mbetet favorit kryesor dhe nuk duhet gjykuar nga një ndeshje e vetme, ndërsa për Milan u shpreh:
“Ka arritur deri këtu më shumë si një mrekulli, duke fituar shumë ndeshje pa bindur në lojë. Si mund ta humbasë Interi titullin?”