Lorik Cana: Shqipëria ka një ekip të ri dhe shumë të mirë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të luajë miqësoren e parë për vitin 2024 dhe si kundërshtar do ta ketë Kilin, në Parma të Italisë.

Lorik Cana, legjenda e futbollit shqiptar ka dhënë një intervistë për “AS” në Kili, ku foli për ndeshjen dhe për disa futbollistë, si Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez.

Çfarë mund të thuash për ekipin shqiptar?

Shqipëria ka një ekip të ri dhe shumë të mirë. Ne u kualifikuam të parët në grupin tonë në Euro 2024 dhe kemi shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mira. Ka një të ardhme të mirë përpara, me lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani dhe Broja.

Kili, nga ana juaj? Ka rënë kohëve të fundit, çfarë mendoni ju?

Në të dhënat tona, skuadra e Kilit do të jetë gjithmonë shumë e mirë dhe do të ketë lojtarë të nivelit të lartë. Nuk po kalojnë momentin më të mirë, por me siguri se do të kthehen të fuqishëm.

Cilët lojtarë kilianë adhuroni?
Jam rritur duke shikuar Ivan Zamoranon te Real Madrid. Është i pari që më vjen në mendje. Kam luajtur edhe te Lazio me Marcelo Salas.

Kur ishit te Lazio, keni luajtur kundër Arturo Vidalit. Si e kujtoni?

Po, pata kënaqësinë të luaja kundër një futbollisti të nivelit të lartë si Arturo Vidal. Ai është një lojtar i madh, me një mentalitet të klasit të parë. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë, me cilësi të mëdha. Ai fitoi shumë në Itali dhe bëri shumë mirë kudo që shkoi.

Dhe në lidhje me të kaluarën në Marseille, ju pyes për Alexis Sanchez?

Alexis Sanchez është një lojtar fantastik, me një karrierë të madhe. Doja shumë që ai të qëndronte më gjatë te Marseille. Ai kishte mentalitetin e duhur për të bërë mirë në një klub dhe në qytet kaq emocionues siç është Marseja./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Suspendimi i një përmbarues privat, reagon Oda Ekonomike Amerikane

Read Next

Zelensky kundrejt BE: Duhet municion, armët që dërgohen janë poshtëruese për Evropën