Brenda hapësirës së fshehtë, ku ukrainasit riparojnë armët perëndimore që u janë dhënë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, vendet perëndimore i kanë dhuruar Kievit armë të sofistikuara për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Megjithatë armët e avancuara perëndimore dallojnë shumë nga ato me të cilat ishin mësuar ukrainasit t’i përdorin.

Për këtë shumë prej tyre janë dërguar në vendet perëndimore për t’u trajnuar në riparimin e tyre, në rast se dëmtohen pjesërisht gjatë luftimeve me rusët.

E një prej tyre është mekaniku i quajtur “John”, i cili tha për Reuters se është dashur kohë të mësojë sesi të riparojë makinerinë luftarake të marrë nga vendet perëndimore.

Megjithatë, vendi ku ai dhe kolegët e tij operojnë është shumë sekret, për shkak të natyrës së punës dhe faktit që nuk duhet zbuluar nga ana e forcave pushtuese se çfarë armë kanë në dispozicion.

John thotë se shpesh i duhet të konsultojë manualet për të riparuar këto mjete luftarake, të cilat për të në fillim ishin shumë të komplikuara, por që me kalimin e kohës filloi t’i “njoh” më mirë. /Telegrafi/

Read Previous

Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trumpit?

Read Next

Jasharaj i shqetësuar që tekstet mund të mos shpërndahen me kohë