Brajan Gruda: Tifozët po duan që të luaj për Shqipërinë, ende nuk kam vendosur

Sulmuesi i Brightonit Brajan Gruda duket se ka pikëpyetje nëse do të vazhdojë ta përfaqësojë Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar, ku e ka lënë të hapur mundësinë që të luajë për Shqipërinë.

Në një intervistë së fundmi për “podcastin” e klubit të Brightonit, Gruda tregoi me krenari që vjen nga Shqipëria, kurse ende nuk se cilën kombëtare ta përfaqësojë.

Ai ndër të tjera tregoi se tifozët shqiptarë i shkruajnë vazhdimisht të shkojë te Shqipëria, si atij ashtu edhe prindërve të lojtarit.

“Jemi nga veriu i Shqipërisë, mbiemri ynë është shumë i vjetër, si të them i famshëm. Nuk them se kam zgjedhur mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kam luajtur në grupmoshat e Gjermanisë dhe kam qenë një herë në kamp me ekipin e parë, ende nuk kam vendosur”.

“Të gjithë shqiptarët e dinë për mua, kur isha në kamp me Gjermaninë të gjithë po shkruanin në rrjetet sociale, më shkruanin mua ose prindërit. Të gjithë po flisnin, presin që të shkoj te Shqipëria dhe do të shohim”.

“A ke preferencë? Nëse doni që të përgjigjem do të jetë çmenduri, nuk dua të flasë për këtë situatë”, deklaroi ai.

Kujtojmë, muaj më parë Gruda publikisht kishte deklaruar se prioritet e ka Gjermaninë mirëpo meqenëse nuk po gjen vend te Brightoni, duket se po konsideron edhe “opsionin Shqipëria”.

Shqipëria do t’i zhvillojë dy përballje në muajin mars, e mbetet të shihet nëse Gruda mund të jetë një ndër të ftuarit e mundshëm së Sylvinhos. /Nacionale/

Read Previous

Franca del kundër propozimit të Trumpit

Read Next

Nga 5 maji qytetarët e Kosovës pa viza në Izrael