Borrell: Ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë, duhet të shmangim çdo konflikt tjetër në Europë

“Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, ne duhet të përpiqemi për të shmangur çdo konflikt të ri në Europë”, ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, duke iu referuar Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi gjithashtu se “në muajt e fundit kemi parë tensione të përsëritura mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për çështjen e targave” duke vënë në dukje se javën e kaluar ai vazhdoi të paraqiste një propozim – i cili u mbështet nga Franca dhe Gjermania palëve të interesuara.

“Diskutimet për këtë propozim janë duke vazhduar me të dyja palët. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë një hap historik përpara për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, nënvizoi Borrell.

Përveç kësaj, ai thekson se “meqenëse Putini nuk ka arritur të pushtojë Ukrainën, ai padyshim tani synon të terrorizojë popullsinë ukrainase dhe të shkatërrojë vendin”.

Rusia nuk duhet të përdorë një pretekst tjetër për të hequr dorë nga detyrimet e saj.

Nuk është e pranueshme të përdoret ushqimi armë lufte, përfundoi Borrell.

/abcnews.al

Read Previous

KMDLNj: Asociacioni të formohet sipas rekomandimeve të Kushtetueses

Read Next

Kriza e naftës e vitit 1973, çfarë mund të mësojë Evropa