Bolton: Kosova ka të drejtë të mos pranojë ndryshime territoriale, por atëherë nuk ka progres në dialog

U.S. National Security Advisor, John Bolton, meets with journalists during a visit to London, Britain August 12, 2019. REUTERS/Peter Nicholls

Diplomati amerikan dhe ish këshilltari i sigurimit Kombëtar të Donald Trump, John Bolton, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për marrëveshjen e Washingtonit, atëherë kjo marrëveshje ka vdekur.

“Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të diskutojë për korrigjimin e territorit, por mendoj se atëherë praktikisht do të thotë se nuk do të ketë progres në negociata”, tha ai në një intervistë.

Bolton gjithashtu tha se nuk e din se cili është qëndrimi i administratës së Biden ndaj Ballkanit.

Diplomati amerikan tregon se e rëndësishme është se çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e Biden ndaj Ballkanit, në lidhje me atë të Trump, por ai vlerëson se Washingtoni aktualisht po merret më shumë me çështjet e brendshme sesa me politikën e jashtme./GazetaSinjali

Read Previous

“Deva Tours”: Besojmë që do të zbardhet çdo rrethanë që e solli aksidentin

Read Next

Vajza i mbijetoi aksidentit tragjik në Kroaci, e ëma rrëfen komunikimet pak çaste pas aksidentit