Blinken: SHBA-të i paraqitën OKB-së një projekt-rezolutë që bën thirrje për armëpushim në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve” në Gaza.

Kështu ka bërë me dije sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Al Jazeera”, e cila mori një kopje të pafinalizuar të rezolutës së SHBA-ve shkruan se ishte e paqartë se çfarë kërkonin në të vërtetë SHBA.

“Është sigurisht gjuha më e fortë deri më tani, por a është ajo çfarë kërkon pjesa tjetër e Këshillit të Sigurimit për sa i përket kërkesës për një armëpushim të menjëhershëm?”.

Turneu i fundit i Blinken në Lindjen e Mesme filloi në Arabinë Saudite të mërkurën.

Sot ai do të shkojë në Kajro për t’u takuar me ministrat e jashtëm arabë dhe një zyrtar të lartë palestinez.

Kjo nuk është e vetmja projekt-rezolutë që qarkullon.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi po përballen me presion për të arritur një marrëveshje për të liruar pengjet dhe për të filluar një armëpushim në Gaza, ku mbi 30 mijë alestinezë janë vrarë.

Tani Blinken ka thënë në një intervistë me Al-Hadath në Jeddah, Arabi Saudite, se një marrëveshje po “po afrohej” dhe “boshllëqet po ngushtohen”, sipas një transkripti të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të mërkurën.

Intervistuesi i tha Blinken se “disa mund të pyesin se si po i bëni presion Izraelit që ta bëjë këtë, ndërkohë që ju ende vazhdoni t’i mbështesni financiarisht dhe ushtarakisht, madje edhe në Kombet e Bashkuara duke vënë veton ndaj çdo rezolute që angazhohet për një armëpushim të menjëhershëm”.

Blinken u përgjigj se SHBA-të kishin rezolutën përpara Këshillit të Sigurimit “që kërkon një armëpushim të menjëhershëm të lidhur me lirimin e pengjeve dhe ne shpresojmë shumë që vendet do ta mbështesin atë”. /Albanianpost.com

Read Previous

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me dy duele interesante

Read Next

Mitrovicë: Të shtëna me armë zjarri, policia i gjen 91 gëzhoja