Blendi Idrizi vazhdon me formë të mirë te Schalke

Blendi Idrizi ka vazhduar me paraqitje të mira te Schalke në Bundesliga 2, duke qenë vendimtar.

Schalke luajti me Greuther Fuerthin, duke barazuar me rezultat 2-2.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idrizi, asistoi në golin për 1-0 pas 30 minutave lojë.

Mesfushori 25-vjeçar në katër ndeshjet e fundit ka një gol e dy asistime.

Idrizi u kthye vetëm në së fundmi ku ka gjashtë paraqitje këtë edicion dhe po e gjen formën gradualisht. /Telegrafi/

Read Previous

SY TJETËR: Blendi Fevziu

Read Next

Zgjedhjet në Serbi, Begaj thirrje shqiptarëve: Duhet pjesëmarrje masive