Bislimi takohet me Peach, diskutojnë për çështjet aktuale dhe situatën në rajon

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach.

Peach shoqërohej në këtë takim dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Bëhet e ditur se diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe situatën në rajon.

Bislimi vlerësoi partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve tona si dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm si me ambasadorin Abbott, ashtu dhe me emisarin Peach.

Tutje ai informoi Peachin rreth procesit të dialogut si dhe rolit aktiv e konstruktiv të Republikës së Kosovës.

“Vendi ynë në vazhdimësi ka dëshmuar angazhim e përkushtim jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve e njohje me Serbinë, por edhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve të rajonit, si katalizator për paqe e harmoni, zhvillim e progres. Aleanca e miqësia me Mbretërinë e Bashkuar bartin rëndësi të veçantë për Kosovën”, thuhet në kumtesën për media nga zyra e kryeministrit.

/klankosova/

Read Previous

Zvicra shton numrin e pjesëtarëve në KFOR

Read Next

Shtatë vjet pas referendumit të Brexit, britanikët pro ribashkimit në tregun e përbashkët të BE-së