Bie nga humnera në Jezercë, humb jetën tragjikisht turistja kroate

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku në alpet shqiptare, në afërsi të majës së Jezercës, një alpiniste me origjinë kroate ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi e madhe në humnerë, duke humbur jetën.

Raportohet se 43-vjeçarja ishte pjesë e një grupi alpinistësh kroatë të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”.

Grupi i alpinistëve ka lajmëruar sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë duke raportuar se një prej anëtareve të grupit kishte rënë nga lartësia.

Dyshohet se turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, ka rrëshqitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor.

Sakaq, nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut. /Albanianpost.com

Read Previous

Skandali në PE, dyshohet se Moska ka paguar eurodeputetë për propagandë

Read Next

Kryeministri malazez: Qëndrimin zyrtar të Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në KiE do ta shihni në Këshillin e Ministrave