Biden për kokainën në Shtëpinë e Bardhë: Si arriti atje, duhet të hetohet

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar mbi hetimin për zbulimin e kokainës në hollin e krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, dhe beson se është shumë e rëndësishme që Shërbimi Sekret të përcaktojë se si ka arritur kokaina atje, thanë zyrtarët të mërkurën.

Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën pluhurin gjatë një pastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë të dielën, në një qese të vogël plastike në tokë.

Të mërkurën, zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë ka besim te Shërbimi Sekret.

“Presidenti mendon se është tepër e rëndësishme që kjo të hetohet plotësisht”, tha ajo.

Biden po udhëtonte me anëtarët e familjes gjatë fundjavës, kur u zbulua pluhuri dhe kompleksi u evakuua për pak kohë si një masë paraprake.

Shërbimet e urgjencës u thirrën për të testuar substancën për t’u siguruar që nuk ishte e rrezikshme, dhe një test fillestar tregoi një rezultat pozitiv për kokainë. Një analizë laboratorike dytësore, më e ndjeshme konfirmoi rezultatet.

Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se kush e solli drogën në Shtëpinë e Bardhë. Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për sigurimin e Shtëpisë së Bardhë, po analizon të dhënat e vizitorëve dhe pamjet e kamerave të sigurisë. /Telegrafi/

Read Previous

Qeveritë evropiane u bëjnë apel bizneseve për ulje të çmimeve: Fitimet e tyre janë shumë të larta

Read Next

Flakët që nuk u shuan për katër mijë vjet – historia e vatrës së zjarrit në Azerbajxhan