Biden: Nuk mendoj se Putin do të përdorë armë bërthamore

Gjatë një intervistë në mbremje me CNN, presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk mendon se Putini do të përdorë armë bërthamore.

“Unë nuk mendoj se do ta bëjë”, tha ai.

Biden dha deklaratën pasi paralajmëroi javën e kaluar se bota po përballet me kërcënimin më akut bërthamor në 60 vite– që nga kriza e raketave Kubane.

“Doktrina bërthamore ruse lejon përdorimin e asaj që njihet si një armë bërthamore taktike – një shpërthim i kufizuar bërthamor për ta bërë armikun të tërhiqet,” tha ai.

/abcnews.al

Read Previous

Luciano Pavarotti, tenori që magjepsi botën

Read Next

Pallati Mbretëror Publikon datën: Kur do të bëhet kurorëzimi i Mbretit Charles III