Biden jep përgjigjen epike kur e pyesin se a është Putin një vrasës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka rënë dakord se Presidenti rus Vladimir Putin është një “vrasës”.

Kjo ndërsa shtoi se ai [Vladimir Putin] do të “paguajë” për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, në një intervistë të ABC News transmetuar të mërkurën.

I pyetur nëse ai beson se Putini është një “vrasës” në intervistë, presidenti Joe Biden u përgjigj me ”Po, ai është nga të tillët”.

Raporti tha se Putini ka gjasë të autorizojë operacione të ndikimit që synojnë promovimin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump dhe diskreditimin e kandidaturës së Biden.

Read Previous

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike liroi rreth 11% çmimin e rrymës

Read Next

Prokuroria kërkon që Sali Mustafa të mbetet në ndalim