Biçikleta e parë ‘fluturuese’ bënë debutimin e saj

Një biçikletë fluturuese e cila mund të lëvizë me shpejtësi prej 100kMh me kohëzgjatje prej 40 minutave, e bëri debutimin e saj në SHBA gjatë Panairit të Veturave të Amerikës Veriore në Detroit.

Biçikleta është punuar nga Aerwins, kompani me bazë në Delaware e cila prodhon dronë dhe vetura pa shofer.

Edhe pse ngjall vizione “futuristike” të serisë të animuar Jetsons të fluturimit lart mbi rrugët e bllokuara famëkeqe të qytetit të Nju Jorkut, me siguri se nuk do të hipni në biçikletë fluturuese për në aeroportin John F. Kennedy në një të ardhme të afërt, përcjell Telegrafi.

Momentalisht, Xturismo kushton 776 mijë euro, edhe pse Aerwins thotë se do të zhvillojë një model më të vogël gjatë vitit të ardhshëm, e gjithashtu edhe një model elektrik në vitin 2025 të cilat do të shiten për afro 50 mijë euro.

Thad Scott, bashkë-udhëheqësi i panairit të veturave, e mori biçikletën fluturuese për një xhiro.

“Ndihem si një 15 vjeçar dhe sapo dola nga një film i Star Wars dhe i hipa një biçiklete të tyre” tha ai, duke shtuar “Jam shumë i emocionuar”, raporton Daily Mail.

“Është e mrekullueshme. Ishte emocionuese. Nuk është e ‘egër’, ngritja dhe ulja janë të rehatshme. Nuk ka asnjë hov, është shumë, shumë e qetë dhe mezi e pres të ardhmen”, vazhdoi ai. /Telegrafi/

A hoverbike that can travel at 62 miles per hour for up to 40 minutes made its U.S. debut this week at the North American Auto Show in Detroit (above)
Although it conjures up futuristic Jetsons visions of soaring high above New York City's notoriously clogged streets, you probably won't be riding the hoverbike out to John F. Kennedy Airport anytime soon
The flying bike is the work of Aerwins, a Delaware-based company that makes drones and unmanned vehicles
The Xturismo currently costs $777,000, although Aerwins says it will develop a smaller model next year, as well as an all-electric version in 2025
The hoverbike has been on sale in Japan - which does not classify it as an aircraft and therefore doesn't require a license to pilot it - since last fall

Read Previous

Ky është fermeri që zbuloi mozaikun bizantin që daton nga shekulli i 5-të (FOTO)

Read Next

A e dini se gjymtyra e parë u amputua 31 mijë vjet më parë?