“Bereqeti” apelon për ndihmë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Azemi

Shoqata bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë apelon për ndihmë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Azemi në fshatin Bec. Bashkim Azemi me gruan dhe tre fëmijët e tij jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe kanë nevojë për një jetesë më të mirë.

Është shoqata humanitare Bereqeti e cila së bashku me bamirësit dhe shumë donatorë të tjerë që bashkuan forcat për të filluar ndërtimin e shtëpisë. Por për të finalizuar këtë iniciativë kërkohet nga vullnetmirët që të kontribuojnë qoftë me mjete financiare apo edhe mënyra të tjera.

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë kjo është llogaria bankare e këshillit të bashkësisë islame në Gjakovë:

Banka Ekonomike: Numri IBAN I përfituesit: XK 051402000001138424 Swift kodi: EKOMXKPRXXX Dhe numrat kontaktues janë : 044 129 222/ 049 151 150

Read Previous

OBSh: Pak gjasa që kriza e Coronavirusit të përfundojë në fund të vitit

Read Next

Qindra vajza lirohen pas rrëmbimit në një shkollë të Nigerisë