Begaj: Të mbyllim kapitujt e parë të negociatave gjatë presidencës qipriote të BE-së

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i uroi sot suksese dhe arritje sa më të mira presidencës qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026.

Begaj vlerësoi se Qipro merr presidencën e BE-së, në këto momente shumë të rëndësishme për Evropën dhe për mbarë botën.

Presidenti shprehu bindjen se presidenca qipriote e BE-së do të jetë e përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai. /ATSH/

Read Previous

Policia: Nata e Vitit të Ri kalon me incidente të izoluara

Read Next

​Barcelona pret të ardhura marramendëse kur Camp Nou të funksionojë me kapacitet të plotë