Befasia e sezonit Como siguron Championsin

Befasia e këtij sezoni në elitën e futbollit italian, Como, e ka siguruar Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit. 

Como që udhëhiqet nga trajneri spanjoll, Cesc Fabregas, e “shkatërroi” në xhiron e fundit Cremonesen, 4:1. Cremonese bie nga elita italiane e futbollit pasi ka grumbulluar vetëm 34 pikë. Bashkë me Cremonesen në Serie B bie edhe Verona me 21 pikë dhe Pisa e fundit me 18 pikë. 
Como e siguron Ligën e Kampionëve nga pozita e katër me 71 pikë. 

Golat për Comon i shënuan Jesus Rodriguez, Anastosios Douvikas dhe dy i shënoi Lucas Da Cunha. 
Për vendësit në minutën e 55-të shënoi Federico Bonazzolit nga penalltia. 
Milan Gjuriq, Alberto Grassi dhe David Okereke, u ndëshkuan me të kuq te Cremonese. 

Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës, do të paraqitet në Champions po ashtu me Comon. Ai në ndeshjen e fundit të kampionatit luajti nga minuta e 83-të./koha.net

Read Previous

Festa e Kurban Bajramit, BIK tregon kohën e faljes së namazit

Read Next

Hormuzi drejt rihapjes, thotë zyrtari amerikan