BE dje tha se Serbia shkeli marrëveshjen, Hovenier: Pajtohemi me deklaratën, Stano e bëri të qartë

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka thënë se pajtohen me deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian ku tha se Serbia ka shkelë marrëveshjen për liri të lëvizjes me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

“Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut..zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Hovenier u pyet edhe rreth takimit të sotëm në Bruksel Bislimi-Petkoviq dhe tregoi mbi pritshmëritë e tij.

“Është e vështirë të them se çfarë të ndodhë. Ne shpresojmë të shohim që kjo çështje të zgjidhet. E kuptojmë rëndësinë dhe nevojën për të luftuar dhe ngushtuar hapësirën e manovrimit për pastrimin e parave dhe çështjet e tjera kriminale, por duhet të shohim ndikimin e këtij vendimi për qytetarët. E vlerësojmë angazhimin për të gjetur zgjidhje për këtë çështje në tavolinën e dialogut. Shpresojmë të zgjidhet nga të dyja palët”./Express/

Read Previous

Roma i rinovon kontratën trajnerit De Rossi

Read Next

Kurti: S’do ta kishim këtë situatë me arrestimet nëse do të kishte sanksione ndaj Serbisë