Bayern-PSG / Finalja e fundit përsëritet shpejt, por me mungesa të rëndësishme

Gjashtë muaj e gjysmë më parë, nalja më e çuditshme e Ligës së Kampionëve u
luajt në “Estadio Da Luz”, në heshtjen e një stadiumi bosh. Triumfuan bavarezët. Sot,
në çereknale të edicionit pasardhës, francezët do të kërkojnë të hakmarren.
Ndonjëherë mungesat bëjnë më shumë zhurmë sesa pranitë. Sidomos kur bëhet
fjalë për shënuesit e parë dhe të tretë më të mirë të ekipit kampion në fuqi. Robert
Lewandowski ka një problem në gju, ndërsa Serge Gnabry mbetet jashtë për shkak
të Covid-19.
Sulmi bavarez do të varet nga Eric Maxim Choupo-Moting, i mbështetur nga një ish
tjetër si Coman, së bashku me Sané dhe Müller. Zgjedhje të detyrueshme, por me
mjaft potencial. Musiala e nis nga stoli. Goretzka dhe Kimmich në mesfushë.
Mbrojtja startuese kundër Leipzig konrmohet sonte, edhe me koston e heqjes dorë
nga Alphonso Davies. Do të luajë Lucas Hernandez nga minuta e parë. Ish-i i tretë i
kësaj sde, Tanguy Nianzou, gjithmonë i padisponueshëm deri më tani, do të gjejë
hapësirë në stol.

PSG, gjithashtu vuan disa mungesa, ndër të tjera atë të Icardi në sulm, përveç
italianëve Florenzi dhe Verratti për shkak të Covid-19. Përpara është një “blu” tjetër si
Moise Kean, i mbështetur nga një paradë yjesh: Mbappé, Di Maria, Neymar.
Mesfushë luftarake me Gueye dhe Danilo Pereira, ndërsa dy ish-lojtarë të
Bundesligës si Kehrer dhe Diallo do të jenë dy korsitë, me Kimpembe dhe
Marquinhos së bashku në mbrojtje, përpara Keylor Navas. Sonte në “Allianz Arena”
është çereknalja e parë, kthimi pas 6 ditësh në “Parc des Princes”.
Ja formacionet e mundshme:
BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Süle, Alaba, Hernandez; Kimmich,
Goretzka; Sané, Müller, Coman; Choupo-Moting.
PSG (4-2-3-1): Keylor Navas; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Danilo;
Mbappé, Di Maria, Neymar; Kean.

Read Previous

Shenjat që tregojnë se intervista juaj e punës ka shkuar mirë

Read Next

Studimi i Universitetit turk: Vaksina e Sinovac e rrit imunitetin 99% pas dy dozave