Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Pas ndeshjeve evropiane të mesjavës, Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me xhiron e katërt, e cila sjell përballje interesante.
Të shtunën, në Prizren, Bashkimi pret Sigal Prishtinën në një derbi mes dy skuadrave të pamoshtura, të cilat kryesojnë tabelën me nga gjashtë pikë secila. Bashkimi ka fituar ndaj Vëllaznimit, Rahovecit 029 dhe Trepçës, ndërsa Prishtina ka triumfuar ndaj Yllit, Borës dhe Rahovecit 029. Derbi do të jetë test për forcën e tyre pas sfidave evropiane: Bashkimi pësuan humbje të ngushta në FIBA Europe Cup ndaj Dijonit, ndërsa Prishtina e mposhti Slovanin në ENBL, 78:73.
Po të shtunën, Trepça do të presë Golden Eagle Yllin në Mitrovicë, duke kërkuar rikthimin pas tri humbjeve rresht, ndërsa Ylli synon të konsolidojë fitoren e tretë të sezonit.
Të dielën zhvillohen Peja – Rahoveci 029 dhe Vëllaznimi – Bora. Peja, me tri fitore dhe një sukses në ENBL ndaj Spartak Pleven, është favorite, ndërsa Rahoveci, Bora dhe Vëllaznimi kërkojnë fitore të para.
Xhiroja e katërt pritet të vendosë ritmin dhe fuqinë e skuadrave për vazhdim të sezonit. /GazetaSinjali/