• 1 July, 2022

Banda që bën ligjin në Amerikën e Jugut, ndikimi i jashtëzakonshëm që ka në Brazil

(Photo: The Economist/Getty Images)

As bombat dhe plumbat nuk mund të zhduknin “cracolandia”, tregu më i madh i drogës në Amerikën e Jugut, nga zemra e Sao Paulo. Kur dhuna mori fund, policia sekuestroi tendat, të cilat gratë i përdornin për të peshuar pakot e drogës.

Ata bastisën hotelet përreth, ku klientët duke porositur ushqim, në fakt merrnin edhe dërgesat e paligjshme.

Megjithatë, pavarësisht të gjithave biznesi vazhdoi. Tregtarët vazhdonin të shisnin drogën që e fshihnin në çantat e shpinës. Por në mars cracolandia u boshatis. Qindra tregtarë u shpërndanë pa asnjë shenjë dhune. Policia fillimisht mori meritat, por sipas thashethemeve thanë se ata ishin larguar nga First Capital Command (pcc), banda më e madhe e Amerikës së Jugut.

Shitësit e drogës, në grup me PCC, po grumbullohen diku tjetër në grupe më të vogla. Fakti që një bandë mund të bënte atë që policia braziliane nuk mundi, ndoshta nuk është shumë e habitshme.

Sipas Gabriel Feltran, një sociolog që ka studiuar grupin për dekada të tëra, PCC e cilëson veten si një formë alternative të qeverisjes. Shumë brazilianë të varfër “ndjejnë se mund t’i besojnë PCC-së më shumë sesa shtetit”, tha ai.

Vitin e kaluar, Thesari i SHBA-së e quajti PCC si një nga organizatat kriminale më të fuqishme në botë.

Grupi tani është i përfshirë në gjithçka, nga krimet e vogla deri te kontrabanda ndërkombëtare e drogës. Grupi u formua për herë të parë në burgjet e mbipopulluara të Sao Paulos në vitet 1990 dhe ende ka mijëra anëtarë të rinj që janë të burgosur.

Në vitin 2017, PCC qëndronte pas vrasjes së dhjetëra të burgosurve në burgje të ndryshme. Banda besohet se kontrollon tregtinë e celularëve të vjedhur në San Paolo, qyteti më i madh i Brazilit, ku një celular raportohet se vidhet çdo 3.5 minuta.

Më 25 prill, një i ri u qëllua për vdekje ndërsa një person që hiqej si shofer i vodhi celularin. Më pas celularët hakohen për të hyrë në aplikacionin bankar Pix, dhe më pas shiten, raporton abcnews.al.

Por prentendohet se banda është i përhapur edhe në vende të tjera. Banda pretendon se është motivuar nga një dëshirë për të ndihmuar personat e shtypur nga sistemi dhe jo vetëm për fitime.

Rregullat e bandës janë krijuar për të përfituar një “vëllazëri krimi”: banda ofron hua, armë dhe një rrjet kontaktesh për të ndihmuar në lulëzimin e sipërmarrjeve të paligjshme.

Banda vepron si një “qeveri e botës së krimit”, tha Bruno Paes Manso, i cili shkruajti një libër për të.

Në të vërtetë disa mendojnë se grupi qëndron pas rënies dramatike të krimit në San Paulo. Që nga viti 1999, shkalla e saj e vrasjeve është ulur me 80%.

San Paolo është kthyer nga një nga vendet më të rrezikshme në Brazil në një nga më të sigurtat.

Edhe pse policia merr meritën, akademikët theksojnë se rënia e kriminaliteti dhe dhunës shënoi rënie gjatës periudhës kur PCC filloi të vepronte në vende të tilla. Për t’i dhënë fund luftërave të bandave të viteve 1990, grupi krijoi sistemin e tij gjyqësor paralel në të cilin zgjidhte mosmarrëveshjet tha Feltran.

Ai shërberu si ndërmjetës mes familjeve të anëtarëve të bandave, kishave dhe anëtarëve të tjerë të shoqërisë civile. Sot rendi mbahet nga anëtarët e njohur si disiplinarë që japin dënimet për ata që shkelin rregullat, raporton abcnews.al.

Shumë banorë i konsiderojnë ata më pak të rrezikshëm sesa policia, e cila ka vrarë 6000 brazilianë në vitin 2020. (Policia në Shtetet e Bashkuara,vrau 1000 njerëz atë vit.)

Një nga parimet e grupit thuhet: “Krimi forcon krimin”. Ia vlen të jesh i fortë aty ku shteti është i dobët. /abcnews.al

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Read Previous

Starlink furnizon me internet 32 vende të botës

Read Next

Frikë dhe adrenalinë teksa çekët hapin urën më të gjatë në botë