Ballkani pret BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it

Ballkani është nikoqir i BATE Borisovit në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës e nis sot fazën finale për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës, duke qenë nikoqir i ekipit të njohur bjellorus.

Therandasit e presin BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it, në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Ilir Dajës është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe është i kompletuar drejt arritjes së një rezultati pozitiv.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më saktë më 31 gusht. 

/Telegrafi/

Read Previous

BE-ja po përgatit një paketë financiare prej 50 miliardë euro për Ukrainën

Read Next

Katër të vrarë, përfshirë sulmuesin, nga të shtënat në një lokal të Kalifornisë