“Bad News Eagles” marrin ftesë në garën me vlerë prej 130 mijë dollarësh

Ekipi shqiptar, “Bad News Eagles” do ta zhvillojë sfidën e radhës në CS:GO REPUBLEAGUE, ku do të synojnë shpërblimin prej 130 mijë dollarësh.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë edhe ekipet si NIP, Imperial, fnatic, Eternal Fire, Entropiq, forZe dhe 1WIN, shkruan FrontOnline.

Kompeticioni në fjalë do të nis nga 7 qershori dhe do të mbyllet më 29 qershor.

Tetë ekipet e ftuara janë në garë për çmimin 130 mijë dollarësh.

Pas turneut Major i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikës, ekipi i Bad News Eagles nuk ka qenë shumë aktiv me ndeshje profesionale, një ndeshje e ka zhvilluar në turneun PinnacleCup ku ishin të ftuar gjithashtu, por u eliminuan pasi pësuan humbje në ndeshjen e parë kundër ekipit ECSTATIC.

Ende nuk dihet kur do të zhvillohet ndeshja e parë për ekipin shqiptar, por orari dhe kundërshtari do të mësohet së shpejti./ KultPlus.com

Read Previous

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes me ushqimin gjatë verës

Read Next

Si do t’i ndryshojmë apo bëjmë ‘unsend’ mesazhet me iOS 16?