Avdullah Hoti takon të rinjtë e Gjakovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës – Avdullah Hoti sot takoi të rinjtë e Gjakovës. Hapjen e këtij takimi e bëri Kryetari i Degës në Gjakovë Luan Gola ku vlersoi lartë punën dhe angazhimin e Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Kryeministri në detyrë theksoi se prioritet i qeverisjes së LDK-së është rinia. Nga rinia është puna, energjia dhe forca për të punuar. Bashkë do t’ia dalim vetëm për ju e me 14 shkurt të vulosim fitoren tonë.
Kandidatët për deputet të këtij subjekti shpalosën para rinisë kandidaturën e tyre ku edhe treguan për sukseset që ka arritur kjo qeveri sa ishte në krye të shtetit.
Theksojmë që në këtë tubim të pranishëm ishin edhe Ministrja në detyrë për KRS – Vlora Dumoshi si dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ku bashkë me bashkëpunëtorët e tjerë vizituan rinin e Gjakovës.

Read Previous

UGJ “Fehmi Agani” përkujton viktimat e Holokaustit

Read Next

​Hoti: Me renovimin e stadiumit të qytetit po kompletohet infrastruktura sportive në Gjakovë