Autobusi përplas disa automjete në Tiranë, raportohet për tre të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë.

Bëhet me dije se autobus i linjës së “Unazës” në kryeqytet është përplasur me disa mjete në zonën e Shallvareve.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur tre persona.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që autobusët e kësaj linje të kryeqytetit përfshihen në aksidente. Rreth një vit më parë, një autobus i kësaj linje përfundoi lumin e Lanës. Për fat të mirë, të lënduar nuk pati.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë. /Telegrafi/

Read Previous

Pavarësia e Kosovës në librin për filloristë: Katër opsione, asnjëri i saktë

Read Next

Kosova kërkon mbështetje nga Maqedonia e Veriut për anëtarësim në NATO