Murtezaj: ATK-ja grumbulloi 842 milionë euro, ka një rritje për 16 për qind

Kryeshefi i ATK-së, Ilir Murtezaj ka thënë se 842 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2023. Sipas tij, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 118 milionë euro apo 16 për qind.

Kryeshefi i ATK-së, Ilir Murtezaj në konferencën e fundit për këtë vit  ka theksuare se kontributet pensionale janë 273 milionë euro, ndërsa së bashku me kontribute kapin shifrën e 1.1 miliardë euro.

“Viteve të fundit kemi kurorëzuar shumë suksese. Inkasimi i borxheve këtë vit është 163 milionë euro, ndërsa tatimi, ndëshkimi e i tërësi kapin shifrën e 529 milionë euro. Punë të madhe ATK-ja ka kryer edhe në luftën kundër evazionit tatimor”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë kryer 212 aktivitete për shmangie tatimore, 1 bastisje, 22 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore, 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë e 14 aksione së bashku me institucionet tjera ligj zbatuese.

E sa i përket aktiviteteve përmbushëse, sipas tij, sivjet janë shqiptuar 715 gjoba për mallin pa origjinë në vlerë prej 4.9 milionë euro. /RTK/

Read Previous

Kush janë deputetët që munguan më së shumti në parlament?

Read Next

Sveçla: Sulmet në veri s’na zmbrapsin