As Hekuran Murati nuk i merr votat për kryeparlamentar

Hekuran Murati, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje është emri i ri që ka dështuar në përpjekjen për t’u bërë kryeparlamentar.

Ai mori 57 vota pro, ndërsa 52 ishin kundër. Abstenuan 6 deputetë. Pos Nismës Socialdemokrate abstenuan edhe deputetë të AAK-së për herën e parë.

Para Muratit, në votimet e tjera të hapura pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dështuan edhe Albulena Haxhiu e Donika Gërvalla.

Pas dështimit të Muratit, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë të dielën. /Koha.net/

Read Previous

Limaj: Nuk duhet të befasohet me emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet të dihet paraprakisht

Read Next

Durrësi përfshihet nga reshjet e dendura