Arrestohet një person, u prezantua si oficer korrektues por nuk e kishte këtë funksion

Një burrë është arrestuar në Zveqan, i cili ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë legjitimimit ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kanosi policët, arrestohet i dyshuari

Read Next

Vera 2024, më e ngrohta në histori